Site icon Telegrafi

“Përse po ik prej meje” – Azem Gagica i mërzitur pas afrimitetit të Albës me Blerandon

Foto: Screenshot/YouTube

Azem Gagica tashmë ka shprehur pëlqimin e tij për banoren e Big Brother VIP Kosova 2, Alba Vukajn.

Duket se të njëjtat ndjenja nuk i ka bukuroshja shkodrane, e cila deri në këtë pikë, u shpreh se e sheh vetëm si shok.

E së fundmi, në shtëpinë më të famshme në Kosovë, iu organizua një ndejë me DJ.

Foto: Screenshot/YouTube

Duket se gjatë mbrëmjes, Azemi u mërzit me Albën, pasi kjo e fundit iu afrua më shumë Blerandos dhe po kërcente vazhdimisht me të.

Lexo po ashtu Debat i ashpër mes Santianës dhe Gani Gërmisë: E çon gishtin kur flet me mua, nuk je askushi

“Përse po ik prej meje, nuk jam duke të ngrënë”, tha Gagica për Vukajn teksa po bisedonte me Shqipe Hysenajn.

 

I njëjti gjithashtu ia bëri edhe një dhuratë, e cila e gëzoi jashtëzakonisht shumë atë.

Megjithatë, duket se Alba ia ka këputur shpresat Azemit sikurse edhe banorit tjetër, Lumbardhit. /Telegrafi/


Exit mobile version