Gerard Pique dhe Shakira janë në lidhje që nga viti 2011, por nuk janë martuar akoma.
Janë të shumtë ata që pyesin veten se përse nuk janë martuar ende pas më shumë se 11 vitesh bashkë dhe dy fëmijëve.
Edhe pse këngëtarja e ka bërë këtë në të kaluarën, ajo nuk është e gatshme të martohet për momentin me Piquen dhe vetë futbollisti ka shpjeguar situatën.
Shakira zakonisht i referohet Pique si burri i saj edhe pse ata nuk janë kurorëzuar. Pavarësisht kësaj, vetë artistja është shprehur se është “shumë rehat” me lidhjen e saj aktuale dhe thekson se i pëlqen ideja për të qenë “e dashura” e tij.
Gjatë një interviste me ish-futbollistin dhe bashkë lojtarin, Gary Neville, Pique u pyet për situatën.
“Pra, ju i keni kërkuar asaj [të martohet] dhe ajo ju ka refuzuar?”, pyeti Neville me shaka.
“Unë do t’ju thoja nëse do të kishte qenë kështu”, u përgjigj Pique.
“Nuk do të kisha asnjë problem ta pranoja, por nuk është kështu”, tha ai në Overlap të SkySports.
“Ky është mentaliteti i saj”.
Shakira dhe Pique janë prindër të dy djemve: Milan dhe Sasha Mebarak. /Telegrafi/