int(1) Përse Leao ishte në ndeshjen mes Juventusit dhe Lazios në "Allianz Stadium" - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Përse Leao ishte në ndeshjen mes Juventusit dhe Lazios në “Allianz Stadium”

Ylli i Milanit, Rafael Leao ndoqi dje (e hënë) nga afër ndeshjen mes Juventusit dhe Lazios në Allianz Stadium sepse ishte i ftuar nga miku i tij dhe sulmuesi i Biankonerëve, Moise Kean.

Leao u pa në tribunat e Allianz Stadium për ndeshjen e fundit të sezonit të Zonjës së Vjetër në shtëpi kundër lacianëve.

Ajo shkaktoi befasi për shumë dashamirës të Serisë A, pavarësisht se Torino nuk ishte shumë larg Milanit.

Disa tifozë të Juventusit madje shpresonin se kjo mund të çonte në një transferim të mundshëm gjatë verës, por sipas Daniele Longo të Calciomercato.com, nuk ka arsye të çuditshme pas udhëtimit të Leaos në Torino.

Sipas raportimit, Leao ishte i ftuar në stadium nga miku i tij Kean. Italiani u inkuadrua në pjesën e dytë kundër Lazios mbrëmë, por nuk arriti të gjente rrjetën.

Leao është golashënuesi më i mirë i Milanit këtë sezon, me 14 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat. Kontrata e tij në San Siro skadon në vitin 2024, por kuqezinjtë tashmë janë në bisedime për të zgjatur qëndrimin e tij në klub deri në vitin 2026. /Telegrafi/

Exit mobile version