Kokoshkat janë lloj i veçantë i misrit; të payndyrëta dhe të pakripura ose të paëmbëlsuara janë me kalori të ulët dhe bëjnë pjesë sikur të gjitha drithërat në kategorinë e ushqimit të shëndetshëm.
Janë të pasura me fibra, vitamina B1, B1, kalium, karbohidrate dhe magnez, transmeton Telegrafi.
Kokoshkat bëhen duke pjekur kokrrat e misrit të cilat për shkak të presionit të nxehtësisë (rreth 200 gradë) pëlcasin, ndërkaq amidoni nga brendësia formon pjesën e bardhë të kokoshkës, e cila mund të jetë në formë trëndafili apo kërpudhe.
Mirëpo përse pëlcasin kokrrat?
Kokrra e misrit kokoshkë përmbajnë amidon, që është i formuar në mbështjellës shumë të fortë të proteinës.
Kur kokrrat nxehen në vaj në temperaturë të lartë, uji brenda saj fillon të avullojë.
Avulli i ujit zbut amidonin, i cili me shpejtësi të madhe rrit vëllimin e vet dhe kështu shpërthen mbështjellësin e proteinës.
Atëherë bërthama shpërthen për shkak të presionit të madh dhe me atë rast dëgjohen tingujt të pëlcitjes.
Kur i tërë uji avullon, kokoshka bëhet e lehtë dhe e kërcëlluese. /Telegrafi/