Site icon Telegrafi

Përse kartoni i kuq ndaj Fikayo Tomorit ishte vendim korrekt dhe si shpjegohet me ligjet e futbollit

Kartoni i kuq ndaj Fikayo Tomorit ishte një moment kyç në humbjen e djeshme së Milanit ndaj Chelseat, por pavarësisht se dukej i ashpër, teknikisht ishte thirrja e saktë sipas ligjeve të lojës.

Në minutën e 17-të të ndeshjes, mbrojtësi anglez u mposht nga Mason Mount dhe u gjend në anën e gabuar të lojtarit të skuadrës londineze.

Mesfushori arriti të largohej me një goditje të lehtë pasi u përplas me Tomorin dhe vetullat u ngritën në çast kur gjyqtari Daniel Siebert tregoi nga pika e bardhë dhe nxori një karton të kuq, duke përjashtuar qendërmbrojtësin kuqezi.

https://www.youtube.com/watch?v=a3AoTS0w2Yw&ab_channel=FootballMafioso

Përsëritjet treguan se Tomori kishte dorën e djathtë të shtrënguar në krahrorin e Mount dhe mesa duket ai bëri dy përpjekje për të tërhequr anglezin, i cili bëri të pamundurën për të qëndruar në këmbë.

Një penallti në dukje ishte një thirrje e ashpër, por largimi nga fusha i zemëroi dhe hutoi më tej tifozët.

Në Ligjin 12 të Ligjeve të Lojës të IFAB-it, mohimi i një mundësie për të shënuar gol në zonën e penalltisë është vetëm një karton i verdhë nëse shkelja është një përpjekje e vërtetë për të prekur topin. Thuhet në mënyrë eksplicite se në ‘të gjitha rrethanat e tjera (p.sh. mbajtja, tërheqja, shtyrja, pamundësia për të luajtur topin etj.) lojtari që ka kryer ndërhyrjen duhet të përjashtohet me karton të kuq’.

Për shkak se gjyqtari Siebert i dha një penallti Chelseat për faullin e Tomorit, kartoni i kuq ishte teknikisht thirrja e duhur, sepse shkelja ishte një veprim tërheqës dhe për rrjedhojë jo një përpjekje për të luajtur topin. Nëse tërheqja ishte mjaft e rëndë për të dhënë një penallti apo jo, është një konsideratë tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version