Site icon Telegrafi

Përse Ivanovit nuk i pëlqejnë gazetarët? (Video)

Gjorgje Ivanov po e shfrytëzon edhe mandatin e dytë si president, kurse janë të pakta situata kur ai është ndalur të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve për vendimet e tij. Në periudhën shtatëvjeçare, aq sa është president i shtetit, do të mbahet mend intervista që u zhvillua në Vilën Vodno, në prani të kryeredaktorëve të televizioneve nacionale, si dhe intervista e dhënë për televizionin publik.

Sipas TV21, për dallim nga emisionet politike, Ivanov më i ekspozuar ka qenë nëpër emisione dhe ngjarjet argëtuese.

Ivanov gjatë krizës politike i ri aktualizua me rolin e tij gjatë shpalljes së vendimit për faljen e politikanëve. Ky vendim i tij i sjellur në prill të vitit të kaluar, u anulua pas tre muajve.

Ai është aktual edhe tani, me vendimin për të mos ja dhënë mandatin kreut të opozitës, Zoran Zaev. Por, për asnjërin prej këtyre vendimeve, Ivanov nuk u ndal që të jep shpjegime para gazetarëve.

Edhe pse janë të rralla momentet në karrierën e tij si president kur ai është ndalur të përgjigjet në pyetje të gazetarëve, vet Ivanov ka qenë gazetar i Radio Televizionit të Maqedonisë për 7 vite. Por ja si reagon kur gazetarë tentojnë ta pyesin për ndonjë çështje jashtë temës…

Ivanov u zhvendos në Vilën Vodno prej 5 prillit të vitit 2009, kurse aktualisht po e shërben mandatin e dytë. Ai mandatin e dytë e fitoi zgjedhjet e prillit të 2014, duke mundur kandidatin e LSDM-së, Stevo Pendarovski, por këto zgjedhje ishin bojkotuar pjesërisht pas thirrjeve të BDI-së, për të mos votuar për presidentë jokoncensual./Telegrafi/

Exit mobile version