Jordan Henderson ka zbuluar se si shoku i tij e kishte shpëtuar atë nga një moment i sikletshëm, teksa anglezi kishte shprehur dëshirën që të merrte fanellën me numër 14 tek Ajaxi.
Të enjten, Ajaxi e kompletoi blerjen e ish-kapitenit të Liverpoolit, Jordan Henderson, pasi kontrata e tij me klubin arab Al-Ettifaq u shkëput me marrëveshje të dyanshme.
33-vjeçari më pas vendosi të kalojë në Holandë, aty ku nënshkroi një kontratë për dy vite e gjysmë më gjigantin holandez, por ai ishte shumë afër që të bëhej shkaktar i një momenti të sikletshëm për të gjithë.
Henderson e ka veshur fanellën me numër 14 tek Liverpooli, por shoku i tij i ka rikujtuar se Ajaxi e ka pensionuar atë numër për shkak të Johan Cruyff.
'We Googled it, I thought it was meant to be, but then it quickly changed' 😂🔢
— AFC Ajax (@AFCAjax) January 19, 2024
“Kur e dija se mund të ndodhte kalimi tek Ajaxi, unë po shikoja numrat e ekipit për të parë se cili ishte në dispozicion dhe pash që numri 14 nuk ishte. Një herë mendova ‘ooh, është e lirë’ por kur bisedova me mikun tim ai më tha ‘Unë jam i sigurtë se ai është numri i Cruyff.’ Pastaj ai më tha ‘a nuk e pensionuan atë?’. Më pas e kërkuam këtë në Google dhe e pamë që numri ishte pensionuar”, ka thënë Henderson në konferencën për shtyp.
Henderson iu bashkua Ajaxit vetëm gjashtë muaj pas kalimit në Lindjen e Mesme pas aventurës me Liverpoolin.
Reprezentuesi anglez nuk arriti të adaptohej me jetën në Arabi dhe për këtë arsye u pajtua me një ulje masive të pagës, vetëm për t’u rikthyer në Evropë. Largimi i tij ishte një goditje e madhe për Ligën Saudite, por mund të themi se edhe e dëmtoi imazhin e Henderson./Telegrafi/