Site icon Telegrafi

Përse gjinekologu duhet patjetër të dijë për të përmuajshmet tuaja të fundit?

Për shumë arsye, thonë gjinekologët

Disa shkojnë me përgjigje të gatshme, disa çdoherë sërish hutohen dhe mendojnë, ndërkaq rrallë vërtet pyesin përse kjo gjë u intereson?

Ajo datë do të na zbulojë shumë informacione. Për shembull, ndihmon të na caktojë në cilën periudhë të ciklit menstrual jemi, sepse ajo ndikon shumë në ndryshimin e kullimit vagjinal, ndihmon në kontrollimin e drejtë të gjirit dhe zbulon gjërat siç janë fryrja dhe ngërçet, nëse ato janë shkaktarë të shkuarjes suaj te gjinekologu.

Krahas kësaj, data e saktë e fillimit të së përmuajshmeve do t’ju japë shumë përgjigje nëse planifikoni shtatzëninë, frikësoheni që jeni shtatzënë ose do të ndihmojë të përcaktohet termini i lindjes nëse jeni shtatzënë, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, për secilën brengë për shkak të të cilave femrat shkojnë në kontroll të jashtëzakonshëm, gjinekologët diagnozën do të fillojnë ta konstatojnë pikërisht me datën e së përmuajshmeve tuaja të fundit.

Dhe kur shkoni në kontroll të caktuar, të rregullt, përgjigjja juaj, para se të kontrolloheni, do të japë pasqyrën e papritur të gjendjes suaj në raport me ciklin tuaj.

Me këtë informacion tashmë në kontroll të parë mund të caktohet në shikim të parë a jeni e shëndetshme apo jo.

Nëse është e nevojshme, duke ditur datën e së përmuajshmeve tuaja dhe datën e pritur të së ardhmeve, mund të planifikohen të gjitha hulumtimet e ardhshme.

Prandaj ajo datë është shumë e rëndësishme, si edhe çdo përgjigje tjetër e sinqertë që do t’ia jepni gjinekologut tuaj, siç janë pyetjet për shprehitë tuaja jetësore, ilaçet të cilat i pini dhe detajet e tjera të rëndësishme të cilat do të jenë me interes për gjinekologun. Për shkak të shëndetit tuaj. /Telegrafi/

Exit mobile version