Site icon Telegrafi

Përse duhet të flini zhveshur në netët e nxehta

Përveç nëse keni fatin të keni kondicioner ajri në shtëpi, atëherë padyshim se do ta vëreni të nxehtin gjatë natës.

Sidoqoftë, ekspertët thonë se një prej zgjidhjeve më të mira për netët e ngrohta është të flini zhveshur.

Përse?

Epo, sipas tyre, kjo sjell shumë përfitime shëndetësore.

Ndihmon me problemet e lëkurës
Nëse keni probleme me ekzemë ose probleme tjera të lëkurës, fjetja lakuriq mund t’jua përmirësojë gjendjen.

Do të flini më shpejt
Fjetja zhveshur ju ndihmon të bini më shpejt në gjumë, por edhe të bëni gjumë më kualitativ.

I zvogëlon ndjenjat e stresit dhe ankthit
Jeni zhveshur, keni rënë në gjumë dhe kualiteti i gjumit është përmirësuar. Këta faktorë të kombinuar jua përmirësojnë gjendjen e shëndetit mendor, siç është ankthi, stresi dhe depresioni.

Meshkujve iu përmirësohet prodhimi i spermës
Kur keni shumë të nxehtë, ju nuk flini mirë dhe nivelet e testosteronit zvogëlohen. /Telegrafi/

Exit mobile version