Site icon Telegrafi

Përse çokollatën nuk duhet ta hamë para se të shkojmë të flemë gjumë?

Më mirë është ta lini për ndonjë pjesë tjetër të ditës

Ndonjëherë, mu para se të shkojmë të flemë gjumë, marrim për të ngrënë një çokollatë.

Një ndër ëmbëlsirat më të preferuara në botë mund të jetë shkaktare e pagjumësisë. Pra, çokollata përmban kafeinë.

Sasia e kafeinës që mund ta gjejmë në çokollatë ndryshon nga lloji në lloj, transmeton Telegrafi.

Çokollata ka edhe teobrominë, e cila po ashtu mund të na mbajë zgjuar mu kur kemi nevojë më së shumti për gjumë.

istockphoto

Teobromina gjendet kryesisht në kokërr të kakaos, dhe meqenëse është alkale, bën pjesë në të njëjtën familje kimike si edhe kafeina.

Këta dy përbërës rrisin kënaqësinë tonë ndaj ushqimit, ngrenë humorin tonë dhe nivelin e të qëndruarit zgjuar.

Sa më e errët të jetë çokollata, aq më shumë kafeinë dhe teobrominë do të gjeni në të, raporton The List. /Telegrafi/

Exit mobile version