Ish-mesfushori i Romës, Simone Perrotta, e ka komentuar gjendjen aktuale në Serie A.
39-vjeçari e ka lëvduar skuadrën e Milanit nën drejtimin e ish-bashkëlojtarit të tij, Vincenzo Montella.
“Kjo skuadër e re e Milanit italian është një befasi e këndshme. Ata nuk ishin ndër favoritët, ndërsa Montella po bën një punë shumë të mirë”.
“Megjithatë, do të ishte ekzagjerojuese për të menduar se ndeshja e të shtunës ndaj Juventusit do të jetë një sfidë për Scudetto, sepse ato janë dy skuadra krejtësisht të ndryshme”.
“Skuadra që mund ta sfidojë Juven? Në letër, do të thosha Roma. Ndaj Napolit ata (Giallorossët) e demonstruan fuqinë e tyre dhe kompaktësinë me një paraqitje të shkëlqyer”, ka deklaruar Perrotta. /Telegrafi/