Telegrafi

Përreth banakut ndërton rrethojë me energji elektrike, pronari i kafenesë me këtë detyron klientët të respektojnë distancën sociale

Pronari i një kafeneje në Britani të Madhe ka vendosur një rrethojë me energji elektrike pranë banakut, me qëllim që të ua bëjë me dije klientëve që të respektojnë distancën sociale për shkak të coronavirusit, shkruan BBC.

Johnny McFadden, i cili është pronari i barit Star Inn në Cornwall të Anglisë, ka thënë se bari i tij është i “organizuar” në atë mënyrë që njerëzit detyrohen të mbajnë distancën ku shërbehen pijet, transmeton Telegrafi.

Kufizimin që e ka vënë e ka përshkruar si “rrethojë të zakonshme elektrike që mund të hasni nëpër fusha të ndryshme”. I pyetur nëse në rrethojë është e ndezur energjia elektrike, McFadden tha: “Ejani dhe do ta kuptoni – ekziston faktori i frikës dhe funksionon për mrekulli”.

Me këtë ai është munduar të gjej një mënyrë për të dërguar mesazhin për rëndësinë e distancën fizike sociale si preventivë kundër coronavirusit, sepse në barin e tij “shërbehet alkool dhe ata mund të veprojnë ndryshe”.

McFadden pranoi se rrethoja po funksionon sepse “njerëzit po qëndrojnë larg saj, ata e din se është një rrethojë dhe nuk duan ta prekin për ta mësuar nëse është e kyçur në rrymë”. /Telegrafi/