1 milionë e 937 mijë e 868 qytetarë me të drejtë vote, sot nga ora 07:00 kanë filluar të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në 895 qendra të votimit që janë hapur në tërë Kosovën.
Deri në orën 11:00 dalja e qytetarëve me të drejt vote sipas KQZ-së, është është 174 mijë e 669 votues apo 9.64%.
Nga shtatë komunat më të mëdha të Kosovës, deri në orën 11:00 daljen më të madhe të votuesve e ka Komuna e Prishtinës me 11.44% pasuar nga Ferizaj me 10.12% dhe Peja me 9.95%, shkruan Telegrafi.
Më poshtë ju sjellim përqindjen e daljes së qytetarëve në votim në shtatë komunat e mëdha të Kosovës.
Gjakovë 8.03%
Mitrovicë e Jugut 8.74%
Pejë 9.95%
Prishtinë 11.44%
Ferizaj 10.12%
Gjilan 8.42%
Prizren 8.2%.
Për të parë daljen në zgjedhje për të gjitha komunat, mjafton të vizitoni ballinën e Telegrafit dhe ne krye të saj keni grafikun me statistika. /Telegrafi/