Site icon Telegrafi

I përqafoi një nga një, madje pati edhe kontakt me lojtarët kundërshtar – Van Gaal e dinte se ishte pozitiv me COVID-19

Një stuhi e vërtetë publike pritet ta godasë Louis van Gaalin. Trajneri i Holandës, gjatë konferencës së djeshme për shtyp pas miqësores me Gjermaninë (1-1), i ka habitur të gjithë.

Trajneri i Tulipanëve, pavarësisht se ishte ende pozitiv (testi i fundit i kryer të hënën), u shfaq rregullisht në stadium dhe u ul në bankinë, duke përqafuar lojtarët dhe kundërshtarët e tij pa përdorur as maskë.

Një sjellje që i bën njerëzit të flasin veçanërisht në Gjermani. Van Gaal i arsyetoi veprimet e tij në këtë mënyrë: “Doktori më tha se janë vetëm mbetje të virusit, të cilat me testin molekular konstatohen më gjatë. Para ndeshjes iu nënshtrova disa testeve të shpejta dhe të gjitha rezultuan negative”.

Lexo po ashtu Van Gaal rrëzohet nga biçikleta dhe dërgohet në spital për të trajtuar lëndimin

“Mos m’u afroni, jam pozitiv për COVID-19”, kishte thirrur trajneri para ndeshjes miqësore.

Louis van Gaal i ka dhënë këshilla edhe kolegut të tij Erik ten Hag, i cili është favorit për të marrë drejtimin e Manchester United sezonin e ardhshëm. Trajneri holandez e njeh mirë mjedisin e “Djajve të Kuq” dhe paralajmëron njeriun e stolit të Ajax.

“Unë mendoj se Erik ten Hag është një trajner i madh dhe mund të jetë gjithmonë i dobishëm për Manchester United. Sidoqoftë, Manchester United është një klub komercial; është një zgjedhje e vështirë për çdo trajner. Ndoshta është më mirë të drejtosh një ekip futbolli jo komercial. Natyrisht nuk dua të ndikoj tek ai, por do të flasim dhe për këtë”. /Telegrafi/

Exit mobile version