Dy motrat Vjollca janë ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.
Prezantueset Marina dhe Luana me vite të tëra kanë qenë ndër femrat më joshëse të ekranit.
Së fundmi, ato kanë ato kanë vendosur t’i japin vetes disa ditë të merituara pushimi në Saint Moritz , të Zvicrës.
Bashkë me to, ndodhet edhe bashkëshorti i Marinës, reperi Getoar Selimi.
Luana ka qenë ajo e cila ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet bashkë me të motrën, teksa i bën një dedikim dashurie në mbishkrimin e fotografisë.
“Më përqafo përgjithmonë”, ka qenë mbishkrimi i Luanës në këtë fotografi, ku dy motart shfaqen të hareshme pranë njëra-tjetrës. /Telegrafi/