Telegrafi

Përqafimi i sikletshëm: Derisa regjisorin e përqafonte e dashura, të njëjtën gjë deshi ta bënte edhe aktorja (Video)

Gjatë evenimenteve të ndarjes së çmimeve, disa yje e kanë të vështirë të bien në sy. Mirëpo, Emma Stone ishte në qendër të vëmendjes në ceremoninë e Golden Globes.

Përpos që fitoi çmim për rolin e saj në filmin “La La Land”, aktorja u bë hit në rrjetet sociale për një “incident përqafimi”, njofton Telegrafi.

Lexo po ashtu “La La Land” me rekord në Golden Globes (Foto/Video)

Regjisori dhe skenaristi Damien Chazelle mori çmimin për skenarin më të mirë dhe në momentin kur ajo deshi ta uronte, gjithçka shkoi keq.

Filmbërësi ishte duke e përqafuar të dashurën e tij dhe në të njëjtin moment, Stone u përpoq ta përqafonte – dhe ky u quajt ‘përqafimi më i sikletshëm i mbrëmjes’.

“Kjo ishte e çuditshme”, tha aktorja me këtë rast dhe vërtet ishte ashtu. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=uSyhuOmNyYc