Site icon Telegrafi

Përqafimi në lot i partneres së McGregor, pas nokautit nga Poirier

(Foto: Screenshot/The Sun)

Conor McGregor ka përjetuar një moment emocional me të fejuarën e tij shtatzënë, Dee Devlin, pas humbjes nga Dustin Poirier në kuadër të ‘UFC 257’.

Irlandezi i famshëm pësoi humbjen e tretë në karrierën e tij, ndërsa ky ishte nokauti i parë për të.

Dhe padyshim se këtë e ka përjetuar dhimbshëm partnerja e tij, e cila ishte në lot gjatë përqafimit të 32-vjeçarit.

(Foto: Screenshot/The Sun)

Kamerat e kanë kapur McGregorin duke u përqafuar me partneren e tij, të cilës i propozoi martesë në verën që lamë pas.

Lexo po ashtu Conor McGregor viktimë e talljeve në rrjetet sociale, disa nga to bëhen virale në rrjet

Çifti ka dy fëmijë bashkë, Conor Jr (trevjeçar) dhe Croia (dyvjeçare), ndërsa janë në pritje të fëmijës së tretë.

(Foto: Screenshot/The Sun)

Devlin i ka qëndruar pranë mashkullit të saj edhe në momentet më të vështira dhe e ka motivuar për t’u rikthyer.

Për herë të parë, McGregor në UFC u mposht nga Nate Diaz në mars të vitit 2016, por iu hakmor disa muaj më pas. Humbja e tij e dytë ishte në vitin 2018 nga rivali i përbetuar Khabib Nurmagomedov. /Telegrafi/

Exit mobile version