Site icon Telegrafi

Përqafimi i afërt i Emmanuel Macron me Kolinda Grabar-Kitarovic

Emmanuel Macron dhe Kolinda Grabar-Kitarovic (Foto: Getty Images)

Edhe pse kombëtaret e tyre ishin kundërshtare në finale të Kampionatit Botëror, Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Emmanuel Macron kanë qenë shumë të afërt në tribuna.

Presidentja e Kroacisë dhe presidenti i Francës janë bërë shembull që duhen ndjekur nga të gjithë.

Emmanuel Macron dhe Kolinda Grabar-Kitarovic (Foto: Getty Images)

Gjatë gjithë kohës ata kanë qenë të disponuar dhe nuk kanë hezituar t’ia urojnë njëri-tjetrit në rastet kur ekipet e tyre shënonin.

Lexo po ashtu Lajmet nga Kampionati Botëror

Natyrisht se në fund fituan francezët dhe presidentja kroate duhej të pajtohej me këtë, edhe pse nuk munguan emocionet në rastin e përqafimit të futbollistëve të Kroacisë.

Ata vazhduan të ishin shembull edhe pas përfundimit të ndeshjes (Foto: Getty Images)

Porse, përqafimi i Macronit me Kolindan kanë marrë vëmendje dhe është shpërndarë në rrjetet sociale.

Puthja në faqe e presidentit të Francës ishte mjaft e shprehur dhe i ka shërbyer homologes së tij si ngushëllim për humbjen e Kroacisë.

Franca u shpall kampion bote pas fitores prej 4-2 kundër Kroacisë në finalen e zhvilluar më 15 korrik. /Telegrafi/

https://twitter.com/haskologlu/status/1018556440749969409

https://twitter.com/AbhijitSinger__/status/1018541941187907584

Exit mobile version