Telegrafi

Përqafim lehtësimi ndërmjet Pirlos dhe Dybalas

(Foto: Screenshot/YouTube/Serie A)

Juventusi regjistroi fitore bindëse (4-1) përballë Udineses, ndërsa spikati paraqitja e Paulo Dybalas.

Sulmuesi argjentinas luajti gjatë gjithë ndeshjes, pati statistika shumë të mira dhe shënoi një gol.

Kur përfundoi takimi, pati një përqafim mes La Joya dhe trajnerit Andrea Pirlo që ishte një formë lehtësimi për dyshen.

(Foto: Screenshot/Twitter/Juve Canal)

“Ne kemi nevojë për Dybalan, ai ka nevojë për ne”, ka deklaruar trajneri në konferencën për shtyp pas takimit.

Lexo po ashtu Dy gola, asiston dhe thyen rekordin e Peles - Ronaldo 'shpërtheu' në triumfin e Juventusit ndaj Udineses

“Ai është angazhuar mirë gjatë gjithë javës në stërvitje, kjo u vërejt gjatë ndeshjes se ishte në gjendje më të mirë fizike dhe ne e mbajtëm deri në fund, sepse shpresonim ta shënonte atë gol”, shtoi Pirlo. /Telegrafi/