Site icon Telegrafi

Përplasjet për të drejtat e peshkimit – Johnson duket se po mbahej për krahu nga Trudeau kur pa presidentin francez Emmanuel Macron në samitin G20

Kryeministri britanik, Boris Johnson, dukej sot sikur duhej të frenohej nga kryeministri kanadez Justin Trudeau kur pa presidentin francez Emmanuel Macron në samitin e G20.

Franca dhe Britania e Madhe janë përfshirë në një mosmarrëveshje mbi të drejtat dhe licencat e peshkimit pas BREX-it për anijet franceze, transmeton Telegrafi.

Derisa grindja për peshkim në Kanal vazhdon të intensifikohet, kryeministri dhe presidenti francez u gjenden ballë për ballë në Romë për një foto në grup të liderëve botërorë.

Një imazh qesharak kapi momentin kur Trudeau mbanë krahun e Johnson derisa ata po ngjiteshin drejt skenës.

Fotografia dukej se sugjeronte se dy liderët botërorë ishin gati të përplaseshin mbi tensionet në rritje të shkaktuar nga grindja e peshkimit.

Macron buzëqeshi derisa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e drejtoi Johnson në vendin e tij.

Në një raund të intervistave të transmetuara këtë mëngjes, Johnson paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar mund të iniciojë pasoja ligjore në marrëveshjen tregtare pas Brexit javën e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version