Site icon Telegrafi

Përplasjet e akuzat mes Musliut e Pecit, deputetja sot dorëzon padinë ndaj ministrit

Foto: Arkiv

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu sot do të dorëzojë padinë ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar vetë deputetja Musliu.

“Po sot do ta dorëzoj në orën 11:00, tashmë veç jam rrugës duke shkuar në Pallatin e Drejtësisë”, është shprehur deputetja Ganimete Musliu.

Lexo po ashtu Përplasja Musliu-Peci në mbledhjen e Komisionit për bujqësi, deputetja paralajmëron padi ndaj ministrit

Ndryshe, padia e Musliut ndaj Pecit vjen pas një përplasjeje verbale në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Musliu e pati quajtur Pecin rrugaç, e më pas e kishte hedhur një gotë ujë ndaj tij.

Pas këtij incidenti, deputetja Musliu doli në një konferencë për media, ku edhe paralajmëroi padinë ndaj ministrit Peci.

“Për akuzat që më bëri ministri duke më bërë pjesë të krimit të organizuar, unë do të ngris padi ndaj ministrit Peci dhe do ta mbroj dinjitetin tim si deputete e Kosovës”, pati deklaruar Musliu. /Telegrafi/

Exit mobile version