Një situatë e pakëndshme ka ndodhur gjatë ndeshjes Manchester City-Tottenham Hotspur.
Pep Guardiola ka vendosur të zëvendësojë Sergio Agueron me Gabriel Jesusin në takimin ndaj Tottenhamit.
Megjithatë, ky zëvendësim nuk u prit aspak mirë nga sulmuesi argjentinas.
Duke dalë nga loja, Aguero i pakënaqur vendosi t’i kundërvihet trajnerit katalunas duke pasur një përplasje të ashpër verbale.
Kjo përplasje në mes të sulmuesit argjentinas dhe Guardiolas ndodhi në minutën e 66-të të ndeshjes. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=aBhHbzvX4i8