Site icon Telegrafi

Përplasje Qeveri-LSDM për ishullin Xhersi

Mundësia e lidhjes së një marrëveshje në mes të Maqedonisë dhe ishullit Xhersi, për ikjen e taksimit të dyfishtë, ka përplasur LSDM-në dhe qeverinë teknike të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

LSDM-ja e akuzon qeverinë e udhëhequr nga Emil Dimitriev, se është duke u marrë me ishullin Xhersi, në vend se të merret me çështjen e pastrimit të listës zgjedhore dhe krijimit të kushteve për zgjedhje të drejta dhe demokratike, duke pyetur nëse Xhersi do të bëhet një vend për larje parashë, ngjashëm si Belize.

Megjithatë, këto akuza janë hedhur poshtë nga qeveria, duke thënë se pohimet e LSDM-së janë dezinformata dhe manipulime. Më tej, shërbimi për informim i qeverisë, konfirmon se në mbledhje të qeverisë është folur për mundësinë e lidhjes së një marrëveshje për t’i ikur taksimit të dyfishtë me ishullin Xhersi, porse asgjë nuk është vendosur në këtë drejtim.

Nga qeveria, ia bëjnë me dije LSDM-së se në mbledhjet mund të marrin pjesë edhe ministrat dhe zv. ministrat e saj./Telegrafi/

Exit mobile version