Telegrafi

Përplasje OBRM-PDUKM dhe LSDM, në fokus letra e Zaev për ndërkombëtarët (Video)

LSDM dhe lideri i saj Zoran Zaev janë të vetëdijshëm se në zgjedhjet e dhjetorit i pret një humbje katastrofale, andaj kanë filluar të kërkojnë alibi për të mos u ballafaquar me popullin. Ky është reagimi i OBRM-PDUKM-së, ndaj letrës së dërguar deri tek ambasadorët nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Nuk mund që Gjykata Kushtetuese të jetë fajtore që i aboluari Zoran Zaev vendosi të luaj në kartën ‘tani është koha që të redefinohet Maqedonia’. Askush nuk mund të jetë fajtor që vet ai vendosi të ofroj dygjuhësi dhe federalizim, në kundërshtim me interesat e popullit maqedonas. Nuk janë fajtor që gjyqet që Katica Janeva nuk mund të realizoj porosi politike”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Mes tjerash në reagim thuhet se përmendja e Gjykatës Kushtetuese është shpikje edhe të një kushti për zgjedhje, sikurse edhe kushtëzimi për sjelljen e buxhetit për vitin e ardhshëm.

“Maqedonia duhet të vazhdoj të funksionoj pa dallim bllokadave të LSDM-së. Ai që do të fitoj në zgjedhje mund të rishikoj buxhetin, nëse vlerëson se kjo është e nevojshme. Krimineli i falur, Zoran Zaev e din që do të humb. Është e tija që të ankohet tek ambasadorët por nuk ka ikje nga vullneti i popullit”, thuhet më tej në reagim.

Përndryshe gjatë ditës së djeshme, Zoran Zaev ka dërguar një letër deri tek ambasadorët, garantues të Marrëveshjes së Përzhinos duke thënë se partitë në pushtet OBRM-PDUKM dhe BDI po punojnë kundër krijimit të kushteve për zgjedhje të drejta dhe demokratike./Telegrafi/