Lajmi se më 27 qershor, përfaqësues të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë do të jenë mysafirë të presidentit amerikan, Donald Trump në shtëpinë e bardhë ka nxitur reagime të shumta.
Njëri nga njerëzit që ka reaguar ka qenë edhe diplomati gjerman Wolfgang Ischinger.
Përmes një postimi në Twitter, Ischinger ka shprehur habinë, duke thënë se si kjo po bëhet pa koordinim me BE-në, përcjell Telegrafi.
“Në rregull – por pse kjo do të parandalojë një qasje të përbashkët të grupit të kontaktit SHBA-BE? Mos harroni Bosnjën 95, kujtoni Kosovën 98/99, kujtoni Kosovën – Troika 2007! ‘Së bashku brenda, së bashku jashtë’ ishte motoja jonë atëherë. Funksionoi mjaft mirë. Kam frikë se kjo nuk do të përfundojë mirë”, ka shkruar Ischinger.
Uncoordinated with the #EU ? Reaction from Berlin, Paris, Brussels? What if the EU negotiated a DCFTA with the Taliban? https://t.co/fW7vTE6GRE
— Wolfgang Ischinger (@ischinger) June 15, 2020
Por nuk ka munguar përgjigja e të emëruarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.
Madje Grenell i ka “sugjeruar” diplomatit gjerman që “vërejtjet e tij të mos i kursejë në drejtim të institucioneve të Bashkimit Evropian.
“Ne i mirëpresim të gjitha veprimet, jo vetëm bisedimet. Pse nuk bën një postim për BE-në për të ndërmarrë veprime për vizat – të cilat i kanë premtuar prej vitesh? Populli i Kosovës dhe Serbia meritojnë progres”, ka shkruar Grenell.
We welcome all action, not just talk. Why don’t you tweet at the EU to take action on visas – which they’ve promised for years? The people of Kosovo and Serbia deserve progress.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 15, 2020
Dhe përgjigjes së Grenell i është kundërpërgjigjur Ischinger.
“Udhëtimi pa viza për Kosovën është vërtet një pikë e mirë. Unë e kam mbrojtur fuqimisht këtë për një kohë të gjatë siç e dinë të gjithë miqtë e mi kosovarë. Sa i përket Serbisë, sigurisht që ka vite që ka udhëtime pa viza”, është përgjigjur Ischinger.
Visa-free travel for #Kosovo is a good point indeed, I have been strongly advocating this for a long time as all of my Kosovar friends know. As far as Serbia is concerned, there has of course been visa free travel for years @GermanyDiplo
— Wolfgang Ischinger (@ischinger) June 15, 2020
Ndryshe, përpos Ischinger kanë reaguar edhe Karl Bild, Tim Judah dhe shumë personalitete të njohura botërore. /Telegrafi/