Një përplasje mes pozitës dhe opozitës ka ndodhur të premten në mbledhjen e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Në lidhje me këtë ka folur asamblisti i LDK-së, Amir Simnica, i cili theksoi se Lëvizja Vetëvendosje ka filluar që një kohë të jetë pengesë për zhvillimin e mbledhjeve normale.
Ai gjithashtu pretendoi se një anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje e ka fyer.
“Gjatë një pauze një militant i VV-së kishte bllokuar hyrjen, gjë e çuditshme për shkak se nuk lejohet, kërkova nga ai që të na lirojë hyrjen, me të kthyer shpinën filloi të më shajë, nuk ndodhi më e keqja për shkak se ndërhyn asamblistët”.
“Kjo formë tashmë e pengesës është e ndërlidhur me format që Lëvizja Vetëvendosje që ka filluar një kohë të gjatë, të jenë forma pengesa kryesore e zhvillimit të mbledhjeve normale që të pengojnë zhvillimin normal të kryeqytetit”, u shpreh Simnica në Klan Kosova.
“Një militant dhe nuk është hera e parë që merr pjesë në mbledhjet e kuvendit dhe shpeshherë diskuton dhe pengon mbarëvajtjet e mbledhjeve. I njëjti me dy tre të tjerë diskutojnë dhe flasin fjalë që nuk e kanë lejuar të flasin për pikat e rendit që janë të thirrur vetëm asamblistët”, tha ai.