Site icon Telegrafi

Përplasje në Kuvend, Gashi i thotë Nagavcit se po abuzon me ulëse për përfitime personale

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është përplasur sërish me nënkryetaren e Kuvendit, Arbërie Nagavci lidhur me interpelancën e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu në lidhje me shmangien për të raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Ndonëse ministri nuk është prezent në seancë, Gashi ka thënë se nënkryetarja Nagavci është duke abuzuar me ulësen e saj.

“Abuzim flagrant në karrigen që je ul, me ja jap fjalën parashtrueses së seancës me fol 12 minuta e me than sja kom nis interpelancën nuk e di. 22 minuta jan hargju nga VV-ja, na jemi për me majt interpelancën edhe me fol po doni me fol për Podujevë flasim edhe për Podujevë se po doni me bo fushatë ditën e fundit”, tha Gashi.

Ai tha se kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës së Kosovës ku përcaktohen mekanizmat e funksionimit të Kuvendit, shkruan Telegrafi.

“Abuzim dhe kapje e asaj karrige për përfitime personale. Kjo është poshtërsi çka jeni tu ba”, tha Gashi.

E pas kësaj reagoi Nagavci e cila iu drejtua Gashit se abuzim dhe keqpërdorim është kjo si ju që po flisni.

“Minutat kanë filluar të numërohen. Situatë e re e pa krijuar asnjëherë në Kuvend. Kushtetua e përcakton që ministri duhet të jetë në interpelancë. Ne vazhdojmë me diskutim . S’keni nevojë me bërtit. Ju dhe ministri e qeveria nuk po i përgjigjeni Kuvendit”, tha Nagavci.

Në fund seanca është mbyllur dhe Nagavci theksoi se Kryesia e Kuvendit vendos se kur do të vazhdojë kjo interpelancë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version