Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm raportohet që ka qëlluar me armë zjarri një gardian në burgun e Peqinit, ku po vuan dënimin.
Macaj është dënuar për vrasjen e dy turistëve çekë në korrik 2015 në tentativë për t’i grabitur.
Vetëm pak më herët Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, urdhëroi vendosjen në regjimin e posaçëm (modeli italian 41 bis) të Mjaçaj.
Ministri i Drejtësisë u shpreh se do të zbatojë me rigorozitet ligjin për vendosjen në regjimin e posaçëm (41/b) për të gjithë ata të paraburgosur dhe të dënuar që cënojnë rendin dhe sigurinë, apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal brenda i IEVP-ve.
“Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cënojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!”, tha Manja. /Telegrafi/