Spektakli i “Big Brother Albania” ka sjell momente emocionuese edhe në natën e tretë.
Të gjithë e dinë që javën e kaluar u futën në shtëpi katër banorë të rinj në shtëpinë e beqarëve, dy vajza të reja dhe dy djem të rinj.
Në shtëpinë e beqarëve ndodheshin plot pesë vajza, tre banoret e vjetra që kanë hyrë që në fillim dhe dy banore të reja Klodi dhe Dona, të cilat nuk mesa duket nuk janë pritur aspak mirë nga vajzat.
Në mbrëmjen e sotme ato kanë pasur një debat të zjarrtë mes vete, veçanërisht me Armelën dhe Sidritën ku duket se kanë pasur shumë ngacmime mes vete dhe nuk janë gjendur aspak mirë pranë njëra-tjetrës. /Telegrafi/