Një përplasje ndërmjet tre kamionëve në një nga rrugët e fshatit Livoq të komunës së Gjilanit, ka bërë që një person të mbetet i lënduar.
Bëhet fjalë për një aksident të ndodhur në orët e pasdites së ditës së hënë.
Një lajm të tillë për Telegrafin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se shkaktar i këtij aksidenti dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë nga njëri kamion dhe gjendja e rrugës.
“Një kamion nga mospërshtatja e shpejtësisë dhe gjendjes së rrugës është përplasur me dy kamionë gjatë përballë kalimit. Një person është lënduar si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, tha Hashani. /Telegrafi/