Site icon Telegrafi

Përplasje mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së për vendvotimin në Gostivar

Komisioni Shtetëror Zgjedhor gjatë javës së kaluar ka vendosur që në një vendvotim në Gostivar të ripërsëritet procesi i votimit, pas ankesës së Lëvizjes Besa që u pranua nga shumica e anëtarëve në KSHZ, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Vendimi i KSHZ-së për ta prishur votimin në vendvotimin në Gostivar, në njësinë zgjedhore numër gjashtë, është i paligjshëm prej më shumë aspekteve, si dhe për shkak të asaj se është sjell pasi që është kaluar afati ligjor prej 48 orëve, deklaroi Nikolla Todorov nga Bordi Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së.

Nga ana tjetër, nga LSDM thonë ”Askush nuk mund të ndal rrugën e demokracisë e cila ka filluar të shkel padrejtësitë në Maqedoni. Konferenca për shtyp e Nikolla Todorov është presion mbi punën e KSHZ-së dhe kjo tregon se në çfarë panike është Gruevski këto ditë. OBRM-PDUKM tani është në opozitë, qytetarët vendosën për ndryshime.” thonë nga LSDM./Telegrafi/

Exit mobile version