Telegrafi

Përplasje mes dy futbollistëve në fushë te Real Madridi, Valverde e ofendon rëndë Brahim Diazin

Real Madridi ka marrë një fitore shumë të vështirë, por shumë të vlefshme në udhëtim te Mallorca me rezultat 0-1.

Mesfushori francez Aurelien Tchouameni ka shënuar golin e vetëm për t’i dhënë tre pikët kryeqytetasve që vazhdojnë dominimin në elitën e futbollit spanjoll La Liga.

Megjithatë një përplasje mes dy lojtarëve të Realit është bërë virale në rrjetet sociale, pasi ajo ndodhi në fushë.

Lexo po ashtu Mjafton një super gol i Tchouamenit, Real Madridi i afrohet titullit kampion

Ishte fillimi i ndeshjes dhe Brahim Diaz e humbi një top në sulm, por nuk bëri përpjekje që ta rifitojë atë dhe Mallorca u nis në një kundërsulm të rrezikshëm.

Federico Valverde vrapoi shumë dhe në fund largoi rrezikun duke dërguar topin në këndore, por ai u acarua me bashkëlojtarin e tij Brahim Diaz.

Mesfushori uruguaian është kapur nga kameraat duke i bërtitur Diazit dhe madje nuk i kurseu as ofendimet. “Preke topin, preke topin bir i k***”, i tha Valverde mesfushorit maroken.

Gjithsesi këto zënka janë normale në një ndeshje futbolli ku nuk mungojnë as tensionet, pasi Brahim dhe Valverde janë miq shumë të ngushtë. /Telegrafi/