Site icon Telegrafi

Përplasje mes Beqajt dhe Mujës, pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Hetimor

Kryetari i Komisionit Hetimor për energji, Hajdar Beqaj, dhe nënkryetari i këtij komisioni, Armend Muja, janë përplasur verbalisht në përfundim të mbledhjes së të premtes, pasi nuk arritën të miratonin listën me emrat e dëshmitarëve që do të thirren për intervistim.

Shumica e anëtarëve ishin pro heqjes nga lista të atyre që gjenden në Hagë, ndërsa Muja tha se të vetmit që duhet të hiqen janë të vdekurit.

Lexo po ashtu ​Dështon sërish finalizimi i listës me dëshmitarët që do të intervistohen nga Komisioni hetimor për energjinë

Pasi përfundoi mbledhja, Muja dëgjohet duke i thënë Beqajt që të bëhet më serioz dhe të mos ndërhyjë në punët e administratës, ndërsa Beqaj tha se mund të propozojë heqjen nga lista emrat që dëshiron.

“Po mundohesh të bësh politikë. Nuk ke të drejtë të ndërhysh në punët e administratës. E ke hallin me e heq PDK-në nga përgjegjësia, por ne nuk e lejojmë”, tha Mujaj drejtuar Beqajt. /Telegrafi/

Exit mobile version