Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, është përplasur verbalisht me deputeten e LVV-së, Arjeta Fejza, në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ku u diskutua për pakënaqësitë ndaj kushteve që i kanë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Deputetja Fejza në fjalën e saj akuzoi Musliu-Shoshin se në secilën mbledhje të komisionit e merr fjalën edhe gjuan një mori ofendimesh.
“Ariana zakonisht në secilën mbledhje të komisionit e merr fjalën edhe i gjuan një mori ofendimesh edhe asnjëherë nuk fokusohet tek tema, kurrgjë përmbajtjesore nuk nxirret prej asaj, përveç ofendimeve të skajshme”, tha deputetja Fejza.
Ndërkaq, Musliu-Shoshi iu drejtua Fejzës me fjalët “Zip-it” apo “mbylle gojën” nga gjuha angleze.
“Arjetë kurrgjë nuk kërkova prej teje, as analizë. Të lutem mos u mundo me bo emër duke u marrë me mua. Të lutem “zip it” se po du me dëgju nga sindikata, të lutem”- u shpreh Musliu-Shoshi.
“Ti që flet për respekt, këqyre me çfarë gjuhe po drejtohesh kolegëve këtu në Kuvend. Për ata që se dinë është “Mbylle gojën”, ky është niveli i respektit dhe i konsideratës” , iu kundërpërgjigj Fejza./Telegrafi/
Video Kallxo.