Vjosa Osmani e LDK-së i ka replikuar deputetes së vetëvendosjes, Shqipe Pantina, duke i thënë se partia e saj po e dëshmon se është një brumë i njëjtë me PDK-në.
“Jeni ka e dëshmoni që jeni brumë i njëjtë. Shiko sa deputetë të PDK-së i ki për rreth. Unë dhe Lumiri (Abdixhiku) kurrë nuk vijmë dhe nuk do të jemi pjesë e Vetëvendosjes. Po shihet se në katër vitet e ardhshme edhe ju e keni ndërmend me u marr vetëm me qeverinë e LDK-së”, ka thënë Osmani.
Pantina ia ka kthyer Osmanit duke thënë se “në qeverisjen e kaluar LDK ishte së bashku në koalicion me PDK-në”, shkruan lajmi.net.
Lumir Abdixhiku i LDK-së e ka porositur Pantinën që Vetëvendosje të merret me rishikimin e buxhetit e të mos bëhet bashkë me PDK-në kundër LDK-së.