Telegrafi

Përplasje e përgjakshme mes LeBron James dhe Stewart – ndërhynë edhe bashkëlojtarët e stafi teknik

Përballja e mbrëmshme (sipas kohës tonë lokale) mes Los Angeles Lakers dhe Detroit Pistons nuk ka kaluar pa incidente.

LeBron James dhe Isaiah Stewart patën një përplasje të ashpër gjatë zhvillimit të përballjes.

Ylli i Lakers ishte në rreshtimin e goditjes së dënimit nga një bashkëlojtar, derisa ndodhi përplasja me anëtarin e Pistons.

Lexo po ashtu Këndellen Lakers, fitoren marrin edhe Warriors e Clippers - rezultatet e të gjitha takimeve në NBA

Fillimisht përplasja mes dyshes ishte e qetë, por fjalori i përdorur mes dyshes i eskaloi gjërat.

Duket se James ka goditur Steëartit me bërryl, duke i shkaktuar të qarë në fytyrë dhe gjaku filloi ta mbulonte fytyrën e këtij të fundit.

Natyrisht se u dashtë të ndërhynin bashkëlojtarët dhe pjesa tjetër e stafit për t’i qetësuar gjërat. /Telegrafi/