Në javën që lamë pas një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Shqipe Hysenajt dhe Alba Vukajt.
E duket se në këtë mes është përfshirë edhe banori tjetër i këtij formati, Blerando.
Shqipja duket se ka filluar të ketë një inat me Albën, pas afrimitetit të kësaj të fundit me këngëtarin.
Kjo u diskutua edhe në spektaklin e natës së sotme (e hënë), ku u ballafaquan të dy konkurrentet.
“Mua më duket sikur kanë pëlqim, por nuk kanë pëlqim”, dëgjohet të ketë thënë Shqipja.
“E bën sikur I thua në sy, por nuk e bën. Flet pas shpinës”, theksoi nga ana tjetër Alba.
Të njëjtat u sqaruan edhe këtë Prime, ndonëse reaguan edhe të tjerët. /Telegrafi/