Deputetja e Partisë Socialiste (PS), Elisa Spiropali ka folur për tensionet në seancën e Kuvendit dhe përjashtimin e Lulzim Bashës nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruci.
E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në Neës24, Elisa Spiropali tha se skena dhe ‘pushtimi’ i Kuvendit nga deputetët e opozitës ishte e stisur.
Ndër të tjera deputetja e PS tha se nuk ishte parashikuar diskutim për reformën zgjedhore dhe këtë e tregon dhe fakti që LSI-ja u kap gafil dhe nuk dinte gjë për diskutime.
“Parlamenti nuk është vend ku mund të bëhet ‘luftë’. Ne erdhëm në atë seancë për reformën zgjedhore dhe opozita krijoi një skenë të papërshtatshme. Basha nuk u përjashtua, por u vetëngujua. Gjithë skena ishte e stisur. Kishim ardhur për të votuar komisionin për reformën zgjedhore dhe në mbledhjen konferencës së kryetarëve kjo çështje nuk është ngritur nga kreu i grupit të PD për të pasur diskutim. Kjo është aq e vërtetë sa edhe LSI u kap gafil, pasi nuk e dinte. Nuk ishte parashikuar debat në rendin e ditës dhe për këtë ra dakord edhe LSI. Lideri i PD ka menduar se mund të marrë peng parlamentin. Nuk mund ta nisim ‘luftën’ me qëndrime të stisura. Nuk ka më lojëra me rregullat parlamentare”, tha Spiropali.
Teksa ka pasur edhe tension, e replika të ndërsjella mes dy deputeteve, ku nder të tjera Grida iu drejtua Spiropalit: Se t’i je femër, nuk do përdor unë atë muhabetin e letrës së lagur.
“Ku është përdorur kjo bisedë? Në legjislacionin e kaluar?”, ia ktheu Spiropali.
Duma: Nuk marr përsipër të flas për të ardhmen e PS-së, ke pak kreditë për të folur për PD-në, …maestro të hipokrizisë, po ta duash të ardhmen e PD-së t’i e para si brez tjetër bën reagime të tjera.
Spiropali: S’mund të më imponosh t’i deklaratat e mia, ju kanë lidhur duart gjermanët dhe amerikanët
Duma: Ashtu qoftë se kur dalin gjermanët dhe amerikanët thonë mos votoni kandidatët e inkriminuar…
Spiropali: Nuk mbaheni më me Elvis Roshin, iku Elvis Roshi. Dolët u provuat, kjo ishte teza juaj, mbajeni Kavajën bravo ju qoftë.
Por nga ana tjetër ato janë përplasur dhe për zgjedhjet e 25 qershorit.
Spiropali: Nuk e kuptojë edhe pas humbjes është e tmerrshme. Ti nxjerr nga çadra, tu thuash po japim ministritë dhe drejtoritë e mëdha. Mund t’i përdornin që të gjitha mjetet. Po a ka pasur persona që janë përfshirë në zgjedhje? Po ka mo, po pse ne se dimë ne? Po Shqipëri është kjo.
Duma: Të lutëm të jemi seriozë deri në fund. Ti s’guxon të flasësh në zgjedhje në PD. Fare! Ju nuk bëni zgjedhje.
Spiropali: Pa bërë analizën e humbjes shpallët analistët dhe vajti e u votua lulzim Basha. Po të lutem tani. E quani demokraci këtë juve?
Duma: E bukur është të flasësh në një mënyrë kaq në ajër por të gjithë shqiptarët e dinë.
Spiropali: E dinë të gjithë moj. /Telegrafi/
https://vid.me/x2LEU