Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kallëzuar penalisht deputetin e PS-së Vullnet Sinaj pas sherrit që ndodhi dy ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas dokumentit mësohet se kallëzimi është bërë një ditë më parë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
“Figura e veprës penale “Goditje për shkak të detyrës e parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal kërkon si formë faji dashjen e drejtpërdrejt. Në kryerjen e kësaj vepre penale në rastin konkret dashja e drejtpërdrejt evidentohet në këto tre aspekte, a) dijenia nga ana e të kallëzuarit që veprimet e tij janë kryer në kundërshtim me ligjin, b) dëshita e të pandehurit për t’i kryer kërko veprime dhe c) dijenia se po ushtron një lloj dhune duke e kapur nga krahu një person për shkak të detyrës shtetërore apo shërbimit publik apo faktit që është i zgjedhur”, thuhet mes tjerash në kallëzim.
Nërkohë që më herët, grupi Parlamentar i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë ka kallëzuar penalisht deputetin e opozitës Bledjon Nallbani.
Nallbani akuzohet se ka sulmuar fizikisht deputetin socialist Vullnet Sina.
Në kallëzimin e bërë publik, deputeti i PD akuzohet për veprën penale “Goditje ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit”.
Më 30 Tetor situata në Kuvend u tensionua ku mes deputetit të Devollit, Bledion Nallbati dhe deputetit të Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, pati konfrontim fizik, sjellje e cila ka marrë reagime të shumta. /Telegrafi/