Site icon Telegrafi

“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend

Kreu i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, që ka udhëhequr për një kohë të gjatë, është rizgjedhur president me 86.8 për qind të votave.

Rezultati është cilësuar si një farsë nga kundërshtarët e Lukashenkos dhe qeveritë perëndimore, transmeton Telegrafi.

Në fletëvotim kishte katër emra të tjerë – të zgjedhur me kujdes për të mos paraqitur ndonjë sfidë për liderin aktual – dhe nuk u lejuan garues të besueshëm të merrnin pjesë në zgjedhje, pasi të gjithë figurat e opozitës janë ose në burg, ose në mërgim jashtë vendit.

Në një konferencë shtypi prej katër orësh e gjysmë, të dielën në mbrëmje, redaktori i BBC-së për Rusinë, Steve Rosenberg, bëri pyetje rreth demokracisë dhe të burgosurve politikë.

Rosenberg e pyeti se si mund të cilëson zgjedhje demokratike, kur shumica e oponentëve të tij politikë janë ose në burg ose  në mërgim.

“Siq thatë ju, disa kanë vendosur të shkojnë në burg e disa në mërgim. Ne nuk e kemi detyruar askënd të largohet nga vendi”, iu përgjigj Lukashenko. /Telegrafi/

 

Exit mobile version