Site icon Telegrafi

“Përplasja” Haxhiu – Haliti për MSA-në (Video)

Ditët e fushatës zgjedhore dhe angazhimin që ka në partinë prej nga vjen, nuk do t’i rrezikojë në asnjë mënyrë.

Prandaj deputetja e LVV-së Albulena Haxhiu po kërkon që të shtyhet pas zgjedhjeve takimi  që kanë në Strasburg për çështjen e MSA-së, e që po i bie të jetë nga data 16 e këtij muaji.

E kjo nuk është e vetmja kërkesë e Haxhiut që pati të enjten në mbledhjen e parë të Komisionit për Stabilizim Asociim.

Por këto kërkesa u refuzuan nga kryesuesi i komisionit për MSA-në Xhavit Haliti, për të cilin Haxhiu thotë se është i vetë zgjedhur në këtë pozitë.

Exit mobile version