Dueli i shumëpërfolur mes Elon Musk dhe Mark Zuckerberg është bërë një prej temave më të përfolura në botën e gjigantëve të teknologjisë informative.
Shumë po presin që ky duel të nxit interesim të madh, kurse janë publikuar fotografitë e para të Elon Musk ku shihet duke u stërvitur për duelin me Zuckerberg.
Musk mori pjesën në stërvitjen disa-orëshe me Lex Fridman, i njohur për “podcast-et” e tij, transmeton Telegrafi.
Miliarderi amerikan shihet në fotografitë e publikuara më poshtë, duke ushtruar një teknikë të kapjes së qafës që praktikohet nga ekspertët e arteve marciale.
I did an impromptu training session with @elonmusk for a few hours yesterday. I'm extremely impressed with his strength, power, and skill, on the feet and on the ground. It was epic. It's really inspiring to see Elon and Mark doing martial arts, but I think the world is served… pic.twitter.com/cq00A9Xnmw
— Lex Fridman (@lexfridman) June 27, 2023
Kujtojmë që ditë më parë Zuckerberg dhe Musk u pajtuan për një ndeshje në “kafaz” për të parë se cili është më i fortë.
E mjaftoi ky postim që të bëhet “boom” në mediat ndërkombëtare, kjo për faktin se të dy gjigantët e teknologjisë njihen si adhurues të arteve marciale.
Zuckerberg përmes disa postimeve ka dashur të tregojë se e ka kuptuar seriozisht sfidën, duke bërë mbi 200 pompa dhe shumë ushtrime tjera. /Telegrafi/