Policia holandeze deklaroi të shtunën se disa njerëz tha të shtunën se disa njerëz kishin vdekur në një incident kur një kamion u përplas në një festë në rrugë në qytetin Nieuw Beijerland në jug të Holandës.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, policia, që nuk dha shifra specifike për viktimat, tha se po heton ngjarjen, që ndodhi rreth 30 kilometra në jug të Roterdamit.
Zëdhënësja e policisë Elianne Mastwijk i tha transmetuesit lokal Rijnmond se më shumë se dy persona u vranë, por tha se numri i saktë i viktimave nuk dihej ende.
Transmetuesi holandez NOS tha se të paktën tre persona vdiqën. NOS tha gjithashtu se shoferi i kamionit, i cili nuk u lëndua, ishte arrestuar dhe u dërgua në paraburgim. /Telegrafi/