Ky është momenti ekstrem i rrallë, kur motoçiklisti përfundoi në tavanin e veturës që u përplas dhe telefonoi ndihmën e shpejtë, derisa ende ndodhej mbi makinë.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar veturën në shpejtësi, teksa godet dhe dëmton në tërësi motoçikletën, por ngasësi ia del të ngjitet sipër, transmeton Telegrafi.
Imazhet e shkrepura nga kalimtarët e rastit, e tregojnë Guilherme Souza de Oliviera, teksa qëndron i lënduar sipër Volkswagenit dhe pret autoambulancën.
Ngjarja ka ndodhur gjatë muajit të kaluar në Jandira të Brazilit, ndërsa është shpërndarë së fundmi.
Viktima 28-vjeçare, ka pësuar vetëm lëndime të lehta dhe gërvishtje, ndërsa pas qëndrimit prej 24 orësh në spital është lëshuar në shtëpi.
Në anën tjetër, shoferi i makinës që kishte vazhduar rrugën, pa e ditur se sipër e ka një njeri, është lëshuar me kusht dhe së shpejti pritet të paraqitet para drejtësisë. /Telegrafi/
https://youtu.be/lnpKqWelYzA