Milani ka fituar me përmbysje 3-2 ndaj Parmës në një ndeshje spektakolare në minutat e fundit.
Megjithatë fitorja u harrua shpejtë, pasi te Milani plasi një sherr me protagonistë trajnerin dhe kapitenin.
Trajneri i Milanit, Sergio Conceicao pati një përplasje me kapitenin Davide Calabria.
Me të përfunduar ndeshja dyshja u përplasen në fushë dhe kamerat e kapën këtë moment.
Megjithatë deri më tani ende nuk dihet arsyeja pse kjo dyshe është përplasur dhe tani te Milani ka një çështje para derbit me Interin.
Gjithsesi kapiteni Davide Calabria duket se është në telashe të mëdha, pasi Milani tani ka transferuar Kyle Walkerin për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe italiani do ta ketë vështirë të luaj. /Telegrafi/
Dispute between Calabria and Conceiçao on the pitch at the final whistle, separated by staff and teammates !!pic.twitter.com/e6KtNAZCyf
— Milan Posts (@MilanPosts) January 26, 2025