Policia e Tiranës ka lokalizuar dhe ka vënë në pranga shoferin e kamionit, që një ditë më parë përplasi për vdekje Oligert Dikën apo siç njihej ndryshe “Osli polici”.
Ngjarja e rëndë ndodhi te rruga “Kastriotët”, ku 32-vjeçari u përplas teksa ishte te vijat e bardha.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. F., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin O. D., 32 vjeç, banues në Tiranë”, njofton Policia e Tiranës.
I riu ishte një personazh i njohur në rrjetin social ‘TikTok’ si ‘Olsi Polici’, videot e të cilit bëheshin virale, ndërsa vishej me një jelek të policisë rrugore edhe mbante një tabelë në dorë. /Telegrafi/