Telegrafi

Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferi 34-vjeçar në Durrës

Një 34-vjeçari i cili ndërsa drejtonte makinën ka aksidentuar për vdekje në 25 gusht një këmbësor dhe është larguar nga vendngjarja, është arrestuar.

Policia e Durrësit njofton se ky person pasi goditi për vdekje këmbësorin, i cili banonte në Sukth, u largua nga vendi ku ndodhi aksidenti dhe e fshehu makinën e tij në Shijak.

Njoftimi i policisë

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 25.08.2023, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Shijak.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin J. M., banues në Sukth, këmbësor, është larguar nga vendi i aksidentit dhe e ka fshehur automjetin në Shijak.” /Telegrafi/