Një 40-vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e Policisë, pasi teksa drejtonte automjetin ka përplasur për vdekje një këmbësor 49-vjeçar.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor ‘Levan-Vlorë’.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, shkruan A2 CNN.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier-Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, mbi aksidentin në aksin rrugor “Levan-Vlorë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur me pasojë vdekjen, këmbësorin, shtetasin E. G., 49 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.