Site icon Telegrafi

Përplaset me veturë në shtyllën elektrike, por shoferi shpëton duke fluturuar nga xhami (Foto/Video)

Kamera e sigurisë e instaluar në pjesën e përparme të një veture, ka kapur momentin kur një garues i veturave të modifikuara, përplaset drejtpërdrejt me një shtyllë elektrike, por që mrekullisht shpëton duke fluturuar nga xhami i përparmë.

Ky aksident i tmerrshëm trafiku ka ndodhur në njërën prej rrugëve kryesore të kryeqytetit ukrainas, Kiev, që ishte e mbuluar nga shiu, transmeton Telegrafi.

Videoja e filmuar nga një veturë që po udhëtonte prapa, shfaq momentin kur vetura e tipit BMW, humb kontrollin duke rrëshqitur në asfaltin e lagur, dhe përfundon duke u përplasur drejtpërdrejt në një shtyllë elektrike.

Dhe derisa vetura shihet duke u copëtuar në momentin që përplaset, është interesant se si shoferi i saj fluturon nga xhami dhe shpëton mrekullisht duke përfunduar në mes të rrugës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=mSovf1WFg-E

Exit mobile version