Shoferi i një kamioni ka shpëtuar mrekullisht, edhe pse u përplas drejtpërdrejt me murin mbrojtës të betonit dhe shtyllës elektrike në një autostradë në jug të Kinës.
Burri i identifikuar vetëm si Le, po lëvizte me shpejtësi të madhe kur u përplas me kamion në murin mbrojtës në dalje të një autostrade në Dongguan në provincën Guangdong, transmeton Telegrafi.
Por, edhe pse kabina e shoferit u shkatërrua plotësisht nga goditja e fortë, shoferi ka shpëtuar pa as edhe një gërvishtje në trup.
Autoritetet lokale kanë deklaruar për Dongguan Network se shoferi ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz, dhe ishte në gjendje të dalë nga kabina pa ndihmën e askujt.
Le u kishte thënë policëve se ishte për ngut që të shkoj në Shenzhen dhe se nuk kishte fjetur mjaftueshëm. /Telegrafi/